| Fjala: | Kuptimi: |
|---|---|
| Abdall | Njeri jo i mençur, me pak mend. |
| Adidaskë | Kur një i ri ose e re vishet me rroba firme |
| Aerodrom | Njeri pa flokë në kokë |
| Ahmak | Person i ngadalshëm, person që ka pak dituri |
| Apotekë | Mërzitje nga pritja e gjatë |
| Bager | Djalë i fuqishëm |
| Ballkon | Gjoks i madh i një femre |
| Bandash | Mashkull me pamje të bukur |
| Bandashe | Femër me pamje të bukur |
| Barabë | Njeri i paedukuar |
| Biligrad | Drejtor, Shembull: “Po vjen biligradi” = “Po vjen drejtori” |
| Buallicë | Femër shumë e trashë |
| Bub | Njeri me trup shumë të vogël |
| Buxhë | Person i pasur me ndikim ose politikan në pozitë të lartë |
| Byk | Njeri me kokë t'zbrazët. |
| Byl | Njeri i paditur, nxënës i dobët në shkollë |
| Bythec | Njeri frikacak. Shembull: “Bythec është ai. Ka frikë nga shefi i tij.” |
| Cakumpakum | I mrekullueshëm, perfekt (nga gjermanishtja: Mit Sack und Pack) |
| Cimer | Shoku i dhomës (nga fjala gjermane: Zimmer = dhomë) |
| Copë | Vajzë ose grua tërheqëse |
| Cub | Ai që bën grabitje me armë. Shembull: “Hiqu atij o burrë, se cub është!” |
| Cubar | Që shkon pas femrave, që ka mendjen vetëm te seksi. “Na doli djali cubar.” |
| Cucë | Femër jo e virgjër, femër me më shumë se një partner |
| Çyryk | Person i cili nuk ka aftësi mendore. Shembull: “O takat prej çyryku ke ti, o burrë!” |
| Dafllak | Organ (i mirë) seksual i femrës |
| Dafuq | Nga anglishtja “What the f*”. Ka kuptim të njëjtë. |
| Dangall | Njeri i trashë nga mendja ose kokëfortë. |
| Dede | Shumë i urtë. I padjallëzuar. Që nuk i bën sherr askujt. |
| Dejtonlend | Shtet jo plotësisht i pavarur, por vetëm sipas marrëveshjes në Dejton |
| Derman | Mjet shërimi ose shpëtimi nga sëmundja. |
| Donkishot | Njeri i cili rron në ëndërr |
| Dru | Kur dikush është si një copë druri, i paaftë për të menduar në mënyrë të pavarur. |
| Dud | Person me mendje të hutuar |
| Dumbo | Me trup të vogël dhe të trashë. |
| Dyst | Në rregull. Në kontroll. Shembull: Vetëm kush ja ka intatin. I ka punët dyst. |
| E ushtruar | Femër e cila ka pasur partnerë tjerë. Shembull: E bukur është ajo, por e ushtruar. |
| Facë | Djalë në modë, që vishet bukur ose është simpatik |
| Farec | Spermë |
| Fashkull | Homoseksual |
| Frajer | Djalë i ri që vishet bukur dhe simpatik (nga fjala gjermane Freier = kandidat për martesë) |
| Fryej boksa | Godas (dikë tjetër) me grushta. Për shembull: “Ej, unë të fryej ty boksa” |
| Fuks | Spiun. Njeri i paguar që të ndjekë fshehurazi dikë dhe që kallëzon për veprimet e tij. |
| Ganc | E re, e papërdorur; “bleva këpucë ganc të reja” |
| Gargamel | I shëmtuar ose i rreptë dhe i cili ju prish qejfin të tjerëve |
| Gazdë | Zot shtëpie, pronar, zotërues i diçkaje, shef |
| Gepek | Bagazh në makinë (nga gjerm. Gepak = bagazh) |
| Gërdallë | Njeri i shëmtuar me trup të madh. |
| Gjitholog | Person i cili mendon se di gjithçka. |
| Gjulluldi | Tubim |
| Gllanc | Shkëlqim, nga gjerm. Glanz = shkëlqim, “Aaa, gllanc u bë!” |
| Hajgare | Shaka, për shembull: “Jo o burrë, bëra hajgare” |
| Halet | Organ seksual mashkullor |
| Hithë | Vajzë e shëmtuar dhe e ashpër. |
| Hudhër | Vajzë e shëmtuar e cila shoqërohet me dy ose më shumë vajza të bukura. |
| Idi | Shkrurtimisht për “Idiot”. |
| Iri | I nevrikosshëm. Për shembull: A çka më është bërë iri ai. |
| Jaran | I dashuri |
| Kabriolet | Djalë ose vajzë me veshje të cilat e tregojnë atë gjysmë të zhveshur. |
| Kantë | Makinë e vjetër me të cilën është turp të të shikojnë. |
| Keks | Vajzë simpatike, e mirë |
| Këlysh | Fëmijë që lind nga prindër të këqij |
| Kërsh | Diçka shumë e shëmtuar me të cilën është turp që të shohin të tjerët. |
| Konë | me qitë konë = që të bëhesh nuse, që të zbukurohesh me pamje (për një festë) |
| Konviktore | Emër ofendus për femrën provinciale e cila është emancipuar artificialisht (në konvikt). |
| Krokodil | Djal i shëmtuar |
| Krokodile | Vajzë e shëmtuar |
| Lamash | Që kërkon të ushqehet në kurriz të të tjerëve. |
| Laper | Leckaman, ai që sillet rrugëve |
| Lapere | Grua e modës, por pa edukatë |
| Lëçitje | Heqje dorë nga një familjar, pasi ai ose ajo ka bërë një veprim jo moral |
| Llokum | Djalë simpatik ose vajzë simpatike |
| Lluçkan | Person qe ha shumë dhe pa kontroll |
| Loqemicin | Personi i cili nuk merr vesh si duhet, por merr kuptim të dyanshëm ose ironik. |
| Malok | Njeri i paqytetëruar e i pagdhendur. |
| Me bateri | Ai i cili punon vetëm me mbushje, për shembull: “Ai është patriot me bateri”. |
| Miksetë | Femra që shpesh ndërron partnerë |
| Mizivir | Njeri i cili angazhohet vetëm për interes personal. |
| Molar | Vjedhës, zhvatës |
| Mshel | Mbyll, për shembull: mshele gjojën = mbylle gojën |
| Nar | Shkrurtimisht për kantundar |
| Nare | Shkrurtimisht për kantundare |
| Out | Ai i cili nuk e kupton se për çka po flitet. Shembull: “O Bardhyl, out qenke tash.” |
| Pallosh | Me kuptim keqësues; kokëtrashë. |
| Peder | Homoseksual |
| Përnime | Me të vërtetë. Për shembull: “Përnime a?” |
| Pingpong | Kthim njëri tjetrit: “Ai luan pingpong me të” |
| Pjeshkë | Femër mendjelehtë në ueb, për shembull: “A e ka parë ti pjeshkën në TIK-TOK?” |
| Pulë | Femër mendjelehtë gjithkund, për shembull: “Të uroj që të gjesh një pulë.” |
| Qel | Pa flokë, burrë të cilit i kanë rënë flokët |
| Qepe gojën | Mbylle gojën e mos thuaj më asgjë |
| Qyp | Njeri me inteligjencë të ulët. |
| Reskirant | Mjek |
| Semafor | Që skuqet dhe ndryshon shpejtë disponimin; “U bë si semafori.” |
| Shushk | I hutuar; i humbur. |
| Shushkë | E hutuar; E humbur. |
| Si lopa bajgën | Kur dikush flet vend e pa vend |
| Turshi | Vajzë e kaluar në moshë |
| Urith | Me pamje të shëmtuar dhe spiun |
| Vitparist | I klasës së parë të shkollës |
| Zhul | I ndotur e i palarë |
| Zuzë | Prapanicë e femrës |