Logo Luan Morina
Çka është gjuha HTML
HTML (HyperText Markup Language)

HTML-i është një gjuhë shënjimi e cila e përcakton strukturën e përmbajtjes së faqes së internetit (sikur kjo faqe këtu). HTML përbëhet nga një seri elementësh, të cilët përdoret për të mbyllur, ose mbështjellë, pjesë të ndryshme të përmbajtjes për ta bërë atë që të duket në një mënyrë të caktuar ose që të veprojë në një mënyrë të caktuar. Etiketat e bashkangjitura mund të krijojnë lidhjen e një fjale ose imazhi me diku tjetër, mund t'i bëjnë fjalët kursive, mund ta bëjnë shkronjën më të madhe ose më të vogël, etj.

Në këtë pjesë të sajtit tregohen etiketat kryesore të kësaj gjuhe, në verzionin HTML 5.

Histori e shkurtë

Versioni i parë i HTML u shkrua nga Tim Berners-Lee në vitin 1993. Që atëherë, ka pasur shumë versione të ndryshme të HTML. Versioni më i përdorur gjatë gjithë viteve 2000 ishte HTML 4.01, i cili u bë standard zyrtar në dhjetor 1999.

Videot, lojërat, dhe aplikacionet në faqe të internetit dikur ndërtoheshin në Adobe Flash. Për t'i parë këto, vizitori duhej të shkarkonte një shtojcë të shfletuesit. Me HTML 5 kjo nuk është më e nevojshme. Përpos kësaj HTML 5 përdor etiketa të reja dhe formularë me fusha për secilin përdorim.