Logo Luan Morina

Vallëzimi i majmunëve

Një udhëheqës i kishte ushtruar disa majmunë të tij që të vallëzojnë në tribunë për ta nderuar atë. Ky i kishte veshur këta me rroba të njerëzve dhe i kishte vënë në tribunë që t'i shoh i gjithë populli sa të aftë që janë. Sikur që kishte pritur ky majmunët e tij vallëzonin bukur dhe të gjithëve ju pëlqente kjo.

Por një befasi ndodhi. Njëri nga të pranishmit i hodhi disa arra në tribunë. Majmunët e ndalën vallëzimin menjëherë, i shqyen rrobat e veshura dhe filluan të vrapojnë pas arrave.

Karakteri i vërtetë mund të zbulohet shumë lehtë
Morali i kësaj përralle