Logo Luan Morina
Lidhja e faqes HTML me jQuery
Mundësitë e përdorimit të jQuery-it

jQuery mund të vendoset në të njëjtin server ku janë faqet, ose mund të bëhet lidhja me skedarin në serverin e CDN-it. Përparësia e lidhjes me server të CDN-it është se ai ngarkohet më shpejtë se nga serveri ku ruhen faqet.

Lidhja me skriptet në HTML bëhet zakonisht në mes etiketave <head> </head>, por nëse keni shumë lidhje tjera aty, është më mirë që ta vendosni lidhjen para mbylljes së etiketës </body>

HTML
<script src="https://cdnjs.cloudflare.com/ajax/libs/jquery/3.6.4/jquery.min.js" 
integrity="sha512-pumBsjNRGGqkPzKHndZMaAG+bir374sORyzM3uulLV14lN5LyykqNk8eEeUlUkB3U0M4FApyaHraT65ihJhDpQ==" 
crossorigin="anonymous" 
referrerpolicy="no-referrer">
</script>