Logo Luan Morina
Faqet e gabuara në serverin e uebit
Kur faqja nuk mund të gjendet

Kur faqet e kërkuara nga vizori nuk mund të gjenden apo nuk mund të tregohen, serveri i uebit e ngarkon një faqe standarde për vizitorin. Kjo faqe është në gjuhën angleze dhe nuk ka përmbajtje tjetër përpos lajmërimit të shkurtë.

Nëse faqja në sajtin tuaj të uebit nuk mund të largohet, ju mund t'ia tregoni vizitorit një faqe të cilën ju vetë e keni krijuar. Përparësi e kësaj është se ju mund t'i tregoni vizitorit se mund të ju kontaktoj juve në lidhje me atë që ai e kërkon.

Për të përdorur faqe tjera të krijuara vetë, vendose këtë kod në skedarin .htaccess në rrënjë të serverit të uebit, me lidhje për faqe të gabuara:

Kodi në .htaccess
#trego këtë faqe për gabim në server:
ErrorDocument 404 /faqet-e-gabuara/404.html
ErrorDocument 403 /faqet-e-gabuara/403.html
Kodet e gabimit
  • HTTP Error 401
    Vizitori është i paautorizuar për ta hapur faqen
  • HTTP Error 400
    Kërkesë e gabuar (për shembull nga aplikacioni)
  • HTTP Error 404
    Lidhja me atë faqe është gabim
  • HTTP Error 403
    Vizitorit i ndalohet hapja e faqes
  • HTTP Error 500
    Gabim në server