Logo Luan Morina
Sesioni
 
Çka është sesioni

Sesioni krijon një skedar të përkohshëm në server të uebit në të cilin i ruan variablat e regjistruara dhe vlerat e tyre. Këto të dhëna janë në dispozicion për të gjitha faqet të cilat vizitori i hap në sajtin e uebit, me të njëjtin shfletues. Për sesion serveri e krijon një numër identifikues unik dhe e ruan atë sipas parametrave të serverit. Me parametra standarde ruhet ky sesion një gjysmë ore dhe pastaj shlyhet automatikisht.

Sesioni duhet të vendoset në krye të faqes, para kodit HTML.

Këtu demonstrohet sesioni i cili shton një numër sa herë që ju e hapni këtë faqe (brenda një gjysëm ore, në të njëjtin shfletues).

Demonstrim

Që nga vendosja e sesionit e deri tani ju keni hapur këtë faqe këtu

1

herë

PHP
<?php
session_start();
if(isset( $_SESSION['numerimi'] )) {
$_SESSION['numerimi'] += 1;
} else {
$_SESSION['numerimi'] = 1;
}
$mesazhi = "Që nga vendosja e sesionit e deri tani ju keni hapur këtë faqe " . $_SESSION['numerimi'] . " herë.";
?>
<html> 
<head>
<title>Sesioni</title>
</head>
<body>
<?php  echo $mesazhi; ?>
</body>
</html>