Logo Luan Morina

Dy shokët dhe ariu

Dy shokë shkuan që të shëtisin në mal një ditë. Pasi që mali kishte arinj këta u morën vesh që të kujdesen për njëri tjetrin në rast rreziku.

Pas një kohe e panë këta një ari të madh. Njëri nga këta menjëherë u ngjit në një lis. Tjetri nuk mund të ngjitej dhe u shtri në tokë dhe u paraqit se ishte i vdekur. Ariu iu afrua këtij të fundit, i mori erë tek veshët e tij dhe u largua.

Për fat të mirë arinjtë nuk i sulmojnë njerëzit e vdekur.

Kur ariu u largua shoku zbriti nga lisi dhe e pyeti se çka i tha ariu këtij në vesh. Ky ju përgjigj: “Ariu më tha: ruaju nga shokët e rremë.”

Mësim i mirë për njeriun që të ruhet nga shokët e rremë.
Morali i kësaj përralle