Logo Luan Morina

Njeriu dhe pylli

Në një kohë të lashtë jetonin lisat në një pyll në lumturi. Një ditë erdhi aty një i huaj. Me kureshtje të natyrshme për të panjohurit, e pyetën lisat pse kishte ardhur ai aty. Ai u përgjigj se kishte ardhur sepse i duhej një copë dru për t'i bërë një dorezë sëpatës së tij. Pasi që kjo ishte e gjitha, u tubuan lisat dhe votuan njëzëri në kuvend që këtij ti jepej një dru i mirë dhe i fortë për sëpatën e tij.

Ky njeri shpejt filloi t’i presë lisat në të gjithë pyllin, një nga një. Lisat e kuptuan tani se vetë e kishin fajin se ja kishin dhënë këtij njeriu dorezën e sëpatës së tij.

Ai i cili beson verbërisht tjetrit, i ndihmon armikut për shkatërrimin e vetes.
Morali i kësaj përralle