Logo Luan Morina

Pallua dhe shqiponja

Një pallua, i fryrë nga kotësia, e takoi një shqiponjë një ditë. Për t'i bërë përshtypje, e hapi bishtin e tij të mrekullueshëm. "Shiko," tha ai. "Kush mund të krahasohet me mua? Unë jam veshur me gjithë lavdinë e ylberit, ndërsa pendët e tua janë të zeza si qymyri."

Shqiponja i hapi krahët e gjerë dhe fluturoi lart drejt diellit. “Nëse mundesh, më ndiq”, i tha atij. Pallua mbeti aty ku ishte në mes zogjve të shtëpisë, derisa shqiponja u ngjit e lirë shumë lartë në qiellin e kaltër.

Dobia dhe liria kanë shumë më tepër vlerë, sesa fama dhe bukuria.
Morali i kësaj përralle