Logo Luan Morina

Qeni dhe ujku i uritur

Ishte dimër i madh dhe kishte rënë shumë borë. Një ujk nuk mund të gjente ushqim askund në mal. Ai zbriti në fshat. Aty e takoi qenin dhe e pyeti: O kushëri. A mos ke bre të lutem pak ushqim për mua se nuk kam ngrënë që disa ditë.

Qeni i përgjigjet: Unë do të bisedoj me padronin tim se ndoshta i duhesh edhe ti si roje e bagëtive të tij. Ujkut i pëlqeu kjo ide e punësimit për tu shpërblyer me ushqim. Por duke biseduar më tutje me kushëririn e tij qenin, ujku e pa se atij i kishin rënë qimet tek qafa dhe e pyeti pse.

Qeni i përgjigjet: “Qimet më kanë rënë tek qafa se më lidh padroni me zinxhir që të mos bëj diçka pa lejen e tij. Por mos u brengos se mësohesh edhe ti pas një kohe. Hiq nuk të pengon kjo. Pas çdo darke padroni e ruan ushqimin e mbetur nga darka e familjes së tij dhe ta gjuan ty.”

Kur e dëgjoi kushtin, ujku i tha qenit kështu: “Jo, faleminderit, o kushëri. Unë më me dëshirë vdes nga uria, por i lirë në malin tim, se sa të jetoj në oborr të një padroni i cili më lidh me zinxhir në qafë, vetëm sepse më ushqen mua me mbeturina të gjellës së tij.”

Shumë njerëzve nuk ju pengon zinxhiri në qafën e tyre, vetëm sepse padroni i tyre i ushqen këta.
Morali i kësaj përralle