Logo Luan Morina
Anatomia e faqes HTML
Pjesët e faqes HTML
  • 1 <!DOCTYPE html> — I tregon sistemit të përdoruesit se ky dokument është faqe e tipit HTML.
  • 2 ... 11 <html></html> — E mbështjell të gjithë përmbajtjen e faqes dhe njihet si elementi rrënjë. Ai gjithashtu përfshin atributin lang, duke vendosur gjuhën kryesore të dokumentit (sq = shqip).
  • 3 ... 7 <head></head> — Vepron si një enë për të gjitha gjërat që dëshironi të përfshini në faqen HTML që nuk është përmbajtje e cilat tregohet në faqe. Kjo përfshin gjëra të tilla si fjalë kyçe dhe një përshkrim faqeje që dëshironi të shfaqet në rezultatet e kërkimit, CSS për të stiluar përmbajtjen, deklarata të grupeve të karaktereve dhe më shumë.
  • 4 <meta charset="utf-8"> — E vendos grupin e karaktereve që dokumenti duhet të përdorë. UTF-8 përfshin shumicën e karaktereve të gjuhëve të shkruara (duke përfshirë edhe shkronjat ë dhe ç)
  • 5 <meta name="viewport" content="width=device-width"> — Ky element siguron që faqja të tregohet në gjerësinë e portës së shikimit, duke parandaluar që shfletuesit celularë t'i tregojnë faqet më të gjera se sa porta e shikimit dhe t'i tkurrin ato.
  • 6 <title></title> — E cakton titullin e faqes. Ky titull tregohet në skedën e shfletuesit ku faqja është ngarkuar. Përdoret gjithashtu për të përshkruar faqen kur përdoruesi e vendos tek parapëlqimet e tij në shfletues.
  • 8 ... 10 <body></body> — E mban të gjithë përmbajtjen e cila ju tregohet përdoruesve të uebit kur ata e hapin faqen, qoftë tekst, imazhe, video, lojëra, audio skedarë ose çfarëdo tjetër.
Kodi i faqes HTML
<!doctype html>
<html lang="sq">
<head>
<meta charset="utf-8" />
<meta name="viewport" content="width=device-width, initial-scale=1">
<title>Titulli i faqes</title>
</head>
<body>
<img src="imazhet/flamuri.jpg" alt="Flamuri shqiptar" />
</body>
</html>