Logo Luan Morina
Ankorimi
Elementi

Elementi  (ose elementi i ankorimit) i gjuhës HTML, me atributin e tij href, adreson një URL.

URL, anglisht Uniform Resource Locator (Gjetës Uniform i Burimeve) tregon një burim unik. Burim i tillë mund të jetë një faqe HTML, një dokument CSS, një imazh, etj. Pasi që burimi i përfaqësuar nga URL-ja dhe vetë URL-ja trajtohen nga serveri i uebit, i takon pronarit të serverit të uebit të menaxhojë atë burim dhe URL-në e lidhur me të.

HTML

Sajti i uebit

Posta-e

Tel.