Logo Luan Morina
Klasa dhe identifikimi
Prpjektimi i elementeve në faqe me CSS

Me CSS mund të përcaktohet pamja e një etikete të gjuhës HTML, për shembull për të gjithë përmajtjen në mes etiketave <body>...</body> (rendi numër 6) ose të një paragrafi, për shembull etiketa <p>...</p> (rendi numër 7). Nëse e caktojmë stilin për paragrafin e faqes do të thotë se të gjithë paragrafët tregohen me atë stil.

Shpesh ne dëshirojmë që vetëm njëri nga paragrafët në faqen tonë të ubit (ose një element tjetër) të duket ndryshe. Këtë e bëjmë të mundshme duke ju caktuar elementeve një emër të klasës (rendi 8) ose identifikim unik (rendi 9).

Dallimi në mes klasës dhe identifikimit është sikur emri i një klase në shkollë dhe i numrit unik të studentit. Identifikimi duhet të përdoret vetëm një herë në faqe, vetëm për një element.

HTML
<html>
<head>
<title>Titulli i faqes</title>
<style>
body {margin: 100px;}
p {font-family: Arial, Verdana, Helvetica, "Times New Roman";font-size: 11px;}
.klasa-e-parë {font-size: 12px;}
#identifikimi-i-parë {font-size: 14px;}
</style>
</head>
<body>
<h1 class="identifikimi-i-parë">Përmbajtja e paragrafit tjetër</h1>
<p>Përmbajtja e paragrafit</p>
<p class="klasa-e-parë">Përmbajtja e paragrafit tjetër</p>
</body>
</html>