Logo Luan Morina
Stilet e ngulitura
Stilet e ngulitura CSS

Stilet e ngulitura (embedded styles) zbatohen vetëm për një faqe. Këto stile kanë rëndësi nëse elementet në një faqe duhet të tregohen ndryshe nga faqet tjera të cilat e përdorin stilin e lidhur me skedar të jashtëm.

Stilet e ngulitura vendosen në kokën e dokumentit <head> </head> në faqen në të cilën ato përdoren. Këto vendosen në mesin e etiketave <style> </style>.

E metë e stileve të ngulitura (embedded styles) është se nuk mund të përdoren për faqet tjera, por vetëm për atë faqe ku janë vendosur.

HTML
<html>
<head>
<title>Titulli i faqes</title>
<style>
body {background-color: #ECECEC;}
p {font-family: Arial, Verdana, Helvetica, "Times New Roman";}
.klasa-me-stile {font-size: 15px;}
</style>
</head>
<body>
<p class="klasa_ime_me_stile">Përmbajtja e paragrafit</p>
</body>
</html>