Logo Luan Morina
Fusha e formularit me datë
Plotësimi i datës në fushë të formularit

Në gjuhën HTML 5 mund të përdoret fusha e formularit me datë, për shembull për caktimin e një takimi me klientët.

Data tregohet në gjuhën dhe në formatin e shfletuesit të përdoruesit. Këtë nuk mund ta ndyshoni ju vetë me HTML 5.

Shfletuesit më të njohur Chrome, Firefox, Opera, Safari dhe Brave nuk e ofrojnë (gusht 2023) gjuhën shqipe si gjuhë të ndërfaqes. I vetmi shfletues i cili është plotësisht në gjuhën shqipe, është shfletuesi Microsoft Edge. Në këtë shfletues ky shembull i fushës së formularit me datë duket kështu.

Demonstrim
Në cilën datë keni kohë?
HTML
<input type="date" id="takimi" name="takimi-fillon" value="2005-08-20" min="2005-08-20" max="2029-12-22" />