Logo Luan Morina
Stilet e lidhura
Stilet e lidhura me skedar të jashtëm

Me stilet e lidhura me skedar të jashtëm mund të kontrollohet pamja e të gjitha faqeve në një sajt. E meta e stileve të lidhura është se ato kërkojnë ngarkimin e një skedari jashtë faqes së uebit. Faqet duhet t'i ngarkojnë të gjitha stilet, edhe nëse ato nuk përdoren aty.

Disa të dhëna rreth stileve të lidhura

  • Dokumenti CSS mund të krijohet me një aplikacion të thjeshtë të tekstit.
  • Dokumenti duhet ta ketë prapashtesën “.css”.
  • Edhe pse CSS mund të krijohet me një përpunues të thjeshtë të tekstit, një aplikacion i cili sygjeron dhe i kontrollon stilet për gabime është më praktik, sidomos për programues të cilët nuk kanë dituri të mirë të CSS-it.
HTML
<html>
<head>
<title>Titulli i faqes</title>
<link href="shembull.css" rel="stylesheet" type="text/css">
</head>
<body>
<p>Përmbajtja e paragrafit në faqe</p>
</body>
</html>