Logo Luan Morina
Fusha e formularit me kohë
Plotësimi i orës në fushë të formularit

Në gjuhën HTML 5 mund të përdoret fusha e formularit me kohë, për shembull për caktimin e një takimi me klientët.

Koha tregohet sipas formatit të gjuhës së shfletuesit të përdoruesit. Këtë nuk mund ta ndyshoni ju vetë me HTML 5.

Për shembull në shfletuesin Microsoft Edge në gjuhën shqipe tregohet koha me formatin 12-orë me prapashtesat p.d dhe m.d. kështu, por për shembull në gjuhën holandeze tregohet koha në këtë shfletues në formatin 24 orë kështu.

Demonstrim
Në ora sa?
HTML
<input type="time" id="ora" name="takimi-fillon" value="10:10">