Logo Luan Morina
Përmbajtja e lidhur

Elementi hgroup në gjuhën HTML

Elementi <hgroup> i gjuhës HTML e përfaqëson një titull dhe një përmbajtje të lidhur. Ky e bashkon një element të kokëzimit <h1> deri <h6> me një ose më shumë paragrafë <p>.

Demonstrim

Volteri

... dhe turma e zemëruar

Volteri, shkrimtar i njohur frances, jetonte në mërgim në Londër në një kohë kur ndjenjat anti-franceze ishin në kulmin e tyre. Një ditë duke ecur në rrugë ai u ballafaqua me një turmë të zemëruar. “Mbyte! Vëre në litar francezin”, bërtitën ata.

Volteri iu drejtua me qetësi turmës kështu: “O burra të Anglisë! Mund të më mbysni sepse jam francez, po a nuk jam ndëshkuar mjaft se nuk kam lindur anglez?”

Turma e përcjelli atë deri në banesën e tij.

HTML
<hgroup>
  <h1>Volteri</h1>
  <p>... dhe turma e zemëruar</p>
  </hgroup> 
<p>Volteri, shkrimtar i njohur frances, jetonte në mërgim në Londër në një kohë kur ndjenjat anti-franceze ishin në kulmin e tyre. Një ditë duke ecur nëpër rrugë, ai e gjeti veten të rrethuar nga një turmë e zemëruar. “Mbyte atë. Vëre në litar francezin”, bërtitën ata.</p>
CSS
hgroup {
  text-align: right;
  padding-right: 10px;
  border-right: 10px solid #B96D00;
  margin-bottom: 20px;
}
hgroup h1 {
  font-size: 14px;
}
hgroup p {
  font-weight: 700;
}